Presidentja Katerina Sakellaropoulou tha se ajo kishte ndërprerë vizitën e saj në Moldavi, pas ngjarjes tragjike.
“Për fat të keq, më duhet të ndërpres vizitën time për të qenë pranë popullit tim, për të mbështetur ata që kanë nevojë”, tha ajo në një konferencë për shtyp në kryeqytetin moldav Kishinau, me presidenten moldave, Maia Sandu.
“U shpreh ngushëllimet e mia atyre që humbën të dashurit dhe të prekurit nga kjo fatkeqësi. Edhe në këtë moment, po vazhdojnë operacionet e shpëtimit për të ndihmuar ata që ndodhen ende në tren,” tha presidentja.
/abcnews.al