Tragjedia me 29 të vdekur në një spital të Pekinit, arrestohen 12 persona

schedule08:43 - 19 Prill, 2023

schedule 08:43 - 19 Prill, 2023

Dymbëdhjetë persona janë arrestuar nga policia për t’u marrë në pyetje pas shpërthimit të një zjarri në një spital në Pekin ku mbetën të vdekur 29 persona,  shumica prej tyre pacientë.

Zjarri, ndër më vdekjeprurësit në vitet e fundit, shpërtheu në spitalin Changfeng rreth orës 13:00 me orën lokale të së martës. Të afërmit e zemëruar dhe të shqetësuar nxituan në spital disa orë më vonë, pasi mësuan për zjarrin nga raportet e lajmeve lokale.

“Kanë kaluar shtatë ose tetë orë dhe unë as nuk mora një telefonatë,” tha një i afërm për China Youth Daily.

Shumë thanë se e kaluan natën duke u përpjekur të gjenin të dashurit. Ata që u shpëtuan tani janë transferuar në spitale të tjera për trajtim.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!