Tragjedia hekurudhore në Greqi/ Analisti: Mund të çojë në rotacion politik

schedule16:27 - 6 Mars, 2023

schedule 16:27 - 6 Mars, 2023

TIRANË – Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare Eliamep, Athinë, Bledar Feta, tragjedia hekurudhore në Greqi, mund të çojë në rotacion politik në vend, në zgjedhjet që pritet të mbahen gjatë këtij viti. I ftuar në Ballkan Update me gazetaren Linda Karadaku, ai u shpreh se kryeministri grek do të mundohet të shtyjë sa më shumë datën e zgjedhjeve me qëllim që tragjedia të harrohet.

“Pozicioni vështirësohet shumë. Mitsotakis do mundohet të shtyjë datën e zgjedhjeve, që tragjedia të harrohet dhe kosto të jetë sa më e vogël. Por zgjedhjet do bëhen deri në korrik 2023. Nëse do flisnim para tragjedisë, mund të them se Po kishte gjasa për të fituar. Tani ka ndryshuar skema politike, ka gjasa të kemi një rotacion politik në Greqi. Zgjedhjet janë interesante edhe për shkak të ngjarjeve politike, që kanë vënë në pikëpyetje demokracinë në Greqinë.” -u shpreh Feta ndërsa shtoi qeveria e re do të jetë një qeveri koalicioni

“Për Mitsotakis kemi një boomerang, të vdekurit nga zjarret  në Atika, i përdori për të ardhur në pushtet, tani kemi të njëjtën tragjedi. Besoj se qeveria e re do të jetë një qeveri koalicioni. Mundet edhe një rikthim i Cipras.” theksoi ai./abcnews.al