Tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani, nëna e fëmijëve të vrarë “kyç” gojën para hetuesve

schedule13:12 - 6 Janar, 2022

schedule 13:12 - 6 Janar, 2022

Nëna e dy djemve 11 dhe 13-vjeç të vrarë nga babai i tyre pranë Hamburgut në Gjermani, u mor në pyetje për herë të parë, disa ditë pasi tragjedinë e familjes shqiptare u kthye në temë ditore.

Marrja në pyetje ishte vetëm e shkurtër dhe do të vazhdojë, tha një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck, pasi nëna fillimisht nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.

Gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar. Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë me nga një të shtënë dhe më pas ka qëlluar edhe veten për vdekje. Gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital por ia doli të mbijetojë.

Motivi që e shtyu burrin të qëllojë me armë është ende i paqartë.

Ndonëse fqinjët e familjes i kanë përshkruar si të lumtur, kryefamiljari besohet se ka qenë me temperament tensionues dhe se disa herë është raportuar në polici nga të afërmit e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!