Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, andartët e Napoleon Zervës, spastruan me dhunë e gjak krahinën e Çamërisë nga banorët historikë. Qysh nga kjo kohë një pjesë e mirë e histrorigrafisë greke tenton të justifikojë ngjarjet duke i peshuar argumentit se çamët bashkëpunuan me fashistët, madje morën pjesë në masakra ndaj popullatës greke bashkë me ta. Nga ana tjetër historigrafia shqiptare vazhdon në të njëjtën linjë të pandryshuar të cilësimit të gjithçkaje si Genocid, apo spastrim etnik i organizuar, që vinte në një linjë me realizimin e ëndrrës së vjetër greke të “Greqisë së Madhe” apo Megaliidesë.
Por si qendron e vërteta? Çfarë konkluzionesh të forta, të patjetërsueshme dhe bindëse sjellin dokumentet më të fundit apo historigrafët për këtë ngjarje? Cilët ishin frymëzuesit dhe aktorët? Ishte një akt brenda fuqive të faktorit grek të copëzuar nga konfliktet e brendshme, apo gjithçka ndodhi kishte lidhje me mbështetjen e aktorëve të tjerë më të plotfuqishëm? Dhe në fund cili ishte roli i Enver Hoxhës dhe komunistëve shqiptarë të ardhur ndërkohë në pushtet? Këto pikëpyetje tenton të zbardhë ky dokumentar./abcnews.al