Përmes një publikimi në rrjetin e saj social X, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me tragjedinë ajrore të ndodhur në Washington DC, SHBA.
Ministria shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe solidarizohen për familjet e prekura, popullin amerikan dhe qeverinë amerikane.
Reagimi i plotë i MEPJ:
“Tragjedia rrëqethëse në Washington DC na ka lënë thellësisht të pikëlluar. Ngushëllimet tona më të sinqerta dhe solidariteti ynë shkojnë për familjet e prekura, popullin amerikan dhe qeverinë pas këtij aksidenti ajror tragjik. Mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese.”
The heartbreaking tragedy in Washington DC has left us all deeply saddened.
Our sincerest condolences and our solidarity go out to the families affected, the American people, and the government following the tragic air accident. Our thoughts are with the victims and all those…— Albanian MEFA
(@AlbanianDiplo) January 30, 2025
/abcnews.al