Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj, ku një grua bashkë me dy fëmijët e saj u dogjën brenda banesës së tyre ditën e djeshme në Selanik.
Mediet greke raportojnë se trupat e pajetë të gruas 32-vjeçare dhe fëmijëve 11 dhe 8 vjeç u gjetën afër njëri-tjetrit të përqafuar.
Megjithatë autoritete nuk kanë zbardhur ende shkaqet e zjarrit, që u mori jetën në mënyrë fatale nënës dhe 2 fëmijëve të mitur. Ndërsa varrimi i viktimave do të mbahet sot, shkruajnë mediet lokale. /abcnews.al/