Pesë persona të një familjeje shqiptare humbën jetën në Tetovë si pasojë e zjarrit në banesën e tyre. Mediat maqedonase raportojnë se viktimat janë 39 vjeçarja Fatime Zulbehari dhe 4 fëmijet e saj, tre djem e një vajzë të moshës 5 , 8, 11, dhe 14 vjeç. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku i vendosur në katin e dytë të banesës. Momentin që flakët përfshinë banesën, bashkëshorti Sulejman Zulbehari, punonte roje nate, dhe nuk ka qenë në shtëpi. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./abcnews.al
Tragjedi në Tetovë/Vdes nëna dhe 4 fëmijët e familjes Zulbehari
schedule10:06 - 25 Janar, 2018
schedule 10:06 - 25 Janar, 2018