Tragjedi në Spanjë, ndahet nga jeta futbollisti i talentuar i Atleticos

schedule17:41 - 28 Mars, 2020

schedule 17:41 - 28 Mars, 2020

Tragjedi në Spanjë, ku është ndarë nga jeta një djalosh i Atletico Madrid. Christian Minchola u shua sot dhe lajmi jepet nga klubi spanjoll, që ngushëllon familjarët e sulmuesit, që ishte pjesë e ekipit të 14-vjeçarëve.

Minchola kishte një të ardhme të ndritur përpara, por për fat të keq, rrugëtimi i tij u ndal shumë shpejt. Kapiteni i Atletico Madrid, Koke, nuk mund të rrinte pa ngushëlluar familjen e djaloshit të ndjerë, me spanjollin që shkroi në Twitter:

“Me hidhërim dhe dhimbje të themi lamtumirë Christian Minchola. Jeta është shumë e padrejtë. Krenar që e keni veshur këtë bluzë. Ngushëllime familjen dhe miqtë. Pusho në paqe”./abcnews.al