Tragjedi në SHBA, zjarr në një qendër të miturish, humbin jetën 5 fëmijë

schedule14:07 - 12 Gusht, 2019

schedule 14:07 - 12 Gusht, 2019

Një zjarr që përfshiu një qendër kujdesi për fëmijët në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara u mori jetën 5 të miturve, 4 prej të cilëve vëllezër me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, 4 persona të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë dy adoleshentë që u hodhën nga dritarja e katit të dytë për t’u shpëtuar flakëve.

Mes të lënduarve, sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, është edhe pronari i qendrës, si dhe një fqinj që u përpoq të hynte në ndërtesë për t’u ardhur në ndihmë të miturve.

Ndërkohë, falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u shpëtuan 5 fëmijë të tjerë që ndodheshin në dhomat e gjumit të katit të dytë të ndërtesës.

Të vegjëlit që humbën jetën ishin të moshave nga 8 muajsh deri në 8 vjeç. Mes tyre ishte edhe i biri i pronarit të qendrës./ABC News Albania 24/7