Tragjedi në Santorini, shkëputet çatia, vdes punëtori nga Bangladeshi, shqiptari në gjendje të rëndë

schedule16:53 - 7 Tetor, 2021

schedule 16:53 - 7 Tetor, 2021

Një aksident në punë ndodhi mesditën e sotme në një ndërtesë në Greqi ku për pasojë humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër me origjinë shqiptare.

Mediat greke bëjnë me dije se ku çatia ndërtesës në ndërtim në Santorini u shkëput, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej punëtorëve.

Viktima është nga Bangladeshi rreth 40 vjeç, ndërsa shqiptari i plagosur mësohet të jetë i moshës 45-vjeçare.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të mësuar shkakun e plotë të këtij aksidenti të rëndë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!