Një 62-vjeçar u gjet i vdekur pasditen e sotme në fshatin Avgo të Janinës pas një zjarri që përfshiu banesën e tij 2-katëshe.
Ai u gjet nga forcat zjarrfikëse brenda dhomës së gjumit në katin e parë të ndërtesës.
Zjarri shkaktoi dëmtime materiale në të gjithë godinën, ndërkohë që banesat e fqinjëve nuk u rrezikuan. Policia dhe forcat zjarrfikëse nxorën trupin e 62-vjeçarit të pafat.
Deri më tani nuk ka prova që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, megjithatë autoritet kanë nisur hetimin. Ndërkohë që ekzaminimi mjeko-ligjor do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së 62-vjeçarit. m.v/abcnews.al