Tragjedi në Indi/ Dhjetëra fëmijë u mbytën gjatë një festivali hindu

schedule09:26 - 27 Shtator, 2024

schedule 09:26 - 27 Shtator, 2024

Të paktën 46 persona, 37 prej të cilëve fëmijë, u mbytën në Indi gjatë një festivali hindu ndërsa laheshin në lumenj dhe liqene të vërshuara nga përmbytjet e fundit.

Besimtarët festuan festën vjetore Jivitputrika Vrat, gjatë së cilës gratë agjërojnë për 24 orë dhe luten për mirëqenien e fëmijëve të tyre, ndërsa bëjnë lahen në lumenj dhe liqene, shpesh të shoqëruar nga fëmijët e tyre.

Vdekjet hanë të zakonshme në vendet e adhurimit gjatë festave të mëdha fetare në Indi, kur miliona adhurues shkojnë në vendet e shenjta. Vitin e kaluar 22 persona u mbytën në 24-orë në Bihar gjatë të njëjtit festival hindu, ndërsa në korrik të paktën 116 u shkelën për vdekje gjatë një festivali tjetër në shtetin Uttar Pradesh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!