Tragjedi në Greqi, vdesin në aksident vëllezërit shqiptarë, 3 të tjerë plagosen rëndë

schedule11:08 - 14 Korrik, 2022

schedule 11:08 - 14 Korrik, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi. Dy vëllezër me origjinë shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Protothema.gr shkruan se drejtuesi i mjetit ishte 30 vjeç dhe pasagjeri ishte vëllai i tij 27-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Lamia-Livadeia. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pak para orës 12 kur mjeti me 5 pasagjerë humbi kontrollin dhe u  përplas me kangjellat.

Për shkak të shpejtësisë të madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të ndalojë mjetin dhe nga përplasja është hedhur në lumen Erkyna.

Si pasojë dy vëllezërit humbën jetë, ndërsa 3 personat e tjerë, një 31-vjeçar gjithashtu shqiptar dhe 2 grekë u plagosën rëndë.

Të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa shkaqet e aksidentit hanë duke u hetuar nga policia./Abcnews.al/