Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Zacharos në Greqi gjatë mbrëmjes së djeshme.
Mediat greke bëjnë me dije se babai 86 vjeçar ka qëlluar me çifte djalin e tij 45 vjeçar duke e lënë të vdekur në vend, raporton abcnews.al.
Pasi ka vrarë të birin, i moshuari ka qëlluar me çifte edhe ndaj vetes duke shënuar kështu viktimën e dytë brenda familjes.
Mendohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri të çastit mes të dyve, ndërsa raportohet se i moshuari jetonte vetëm, kurse 45 vjeçari punonte si mësues në një prej shkollave të zonës. /abcnews.al