Tragjedi në Greqi, babai i tre fëmijëve vdes në krahët e bashkëshortes teksa priste radhën për tu vizituar në spital

schedule09:40 - 17 Gusht, 2022

schedule 09:40 - 17 Gusht, 2022

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në vendin fqinj.

Një burrë, baba i tre fëmijëve ka ndërruar jetë në krahët e të shoqes, teksa priste radhën për tu vizituar në urgjencën e spitalit të Patrës, pasi nuk ndihej mirë.

Sipas medieve greke burri fatkeq nuk ndihej mirë nga stomaku.

Për këtë arsye a shkoi në urgjencë i shoqëruar nga bashkëshortja.

Në një moment, teksa po priste radhën për tu vizituar situata e tij u përkeqësua, u mbështet te supet e bashkëshortes dhe vdiq.

Pavarësisht mobilizimit të mjekëve për ta rikthyer në jetë , stafi mjekësor i spitalit nuk arriti ta shpëtoi burrin fatkeq, i cili sipas indikacioneve paraprake pësoi arrest kardiak./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!