Tragjedi në Francë, tifozi i klubit të Ligue 1 ndërron jetë pasi u plagos me thikë

schedule18:27 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 18:27 - 3 Dhjetor, 2023

Tragjedi në Francë teksa tifozi i plagosur me thikë para ndeshjes mes Nantes dhe Nice ka ndërruar jetë duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Pak minuta para startit të ndeshjes mes Nantes dhe Nice, një ultras i “kanarinave” u plagos me thikë nga shoferi i një autobuzi të transportit publik në Francë.

Sipas lajmeve të fundit, ultrasit e Nantes kërkuan të sulmonin disa tifozë të Nice që ishin në autobuz dhe shoferi në përpjekje për të mbrojtur klientët e tij, plagosi tifozin që tashmë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit Beaujoire ndërsa mësohet se i plagosuri i përkiste grupimit ultras të Nantes e në lidhje me këtë episod kanë nisur hetimet nga autoritetet franceze, të cilat më pas do të publikojnë edhe kronologjinë e plotë të kësaj ngjarje të rënda.

Kujtojmë se pas ndeshjes, kur mori vesh për ngjarjen e rëndë trajneri i Nantes, Jocelyn Gourvennec u shpreh se është e pajustifikueshme që dikush të vdesë për futbollin, por për fat të keq tragjedia ndodhi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!