Tragjedi në Francë, 17-vjeçari bie nga 60 metra lartësi nga një lodër në park, humb jetën nga plagët

schedule11:03 - 8 Gusht, 2023

schedule 11:03 - 8 Gusht, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një 17 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lodër 60 metra e lartë në një park argëtues Cap d’Agde, në perëndim të Montpellier.

Mediat  vendase shkruajnë se  adoleshenti ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndër lodrat që konsiderohet atraksioni më kryesor i parkut, ndërsa një 19-vjeçare që ishte me të ka mbetur e plagosur rëndë.

Ndër të tjera thuhet se viktima dhe e plagosura kanë qenë lart kur një erë I ka hedhur poshtë dhe gjatë rënies janë përplasur ehe me objekte të tjera.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por nuk kanë mundur të shpëtojnë 17-vjeçaren, ndërsa 19-vjeçarja ndodhet e shtruar në spital me plagë të shumta dhe sipas informacioneve, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq me vendim gjykate është vendosur mbyllja e parkut argëtues dhe ekspertët do të kryejnë kontroll për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!