Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Brazil/ 21-vjeçarja hidhet nga ura pa qenë e lidhur me pajisjet e sigurisë

schedule20:33 - 15 Qershor, 2026

schedule 20:33 - 15 Qershor, 2026

Një ngjarje tragjike ka tronditur Brazilin, ku një 21-vjeçare humbi jetën gjatë një aktiviteti të sporteve ekstreme pasi u hodh nga një urë pa qenë e lidhur me pajisjet e sigurisë.

Viktima, Maria Eduarda Rodrigues de Freitas, po merrte pjesë në një aktivitet rope jumping në urën e braktisur Ponte do Esqueleto, në zonën e Limeiras, në shtetin e São Paulos. Sipas raportimeve, e reja kishte kërkuar të realizonte hedhjen në stilin “aeroplan”, me krahët e hapur, ndërsa mbahej nga dy instruktorë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy instruktorët e hedhin 21-vjeçaren nga ura në një lartësi prej rreth 40 metrash, pa e lidhur me litarin e sigurisë. Në video dëgjohet edhe një person që paralajmëron instruktorët të vendosin pajisjen mbrojtëse, por hedhja kryhet gjithsesi.



Rope jumping është një sport ekstrem që përdor litarë të posaçëm ngjitjeje për të krijuar një lëvizje të ngjashme me lavjerrësin pas rënies, ndryshe nga bungee jumping, i cili përdor litarë elastikë.

Pas ngjarjes, policia braziliane arrestoi tre persona të lidhur me kompaninë që organizonte aktivitetin. Autoritetet kanë nisur hetime të thelluara dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj përgjegjësve të ngrihen akuza për vrasje.

Vdekja e 21-vjeçares ka shkaktuar reagime të forta në Brazil, ndërsa familjarët dhe miqtë e saj i dhanë lamtumirën e fundit gjatë ceremonisë së varrimit në São Paulo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!