Një tragjedi është regjistruar në Algjeri. Raportohet se një avion ushtarak me mbi 200 persona në bord, është rrëzuar në afërsi të kryeqytetit. Mediat lokale duke cituar zyrtarë të ushtrisë së Algjerisë, shkruajnë se nuk ka asnjë të mbijetuar. Avioni është rrëzuar vetëm pak minuta pasi ishte ngritur në ajër nga baza ajrore Boufarik. Mjeti fluturues do të transportonte ushtarët për në qytetin Bechar në jug të vendit. Televizionet e Algjerisë kanë publikuar pamjet e tragjedisë, ku shikohet qartë avioni i rrëzuar dhe retë e zeza të tymit.
Mediat raportojnë se 14 ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe dërguan shumë persona në spital. Shkaqet e këtij incidenti të tmerrshëm nuk dihen. Autoritetet dyshojnë për ndonjë defekt të mundshëm të mjetit fluturues. /abcnews.al