Trageti Brindisi-Vlorë mbërrin me 6 orë vonesë, pasagjerët: Ishte udhëtim i vështirë

schedule14:56 - 31 Janar, 2021

schedule 14:56 - 31 Janar, 2021

Ka mbërritur pas 6 orësh vonesë  në brigjet e portit të Vlorës, trageti i linjës Brindisi-Vlorë.

Për shkak të motit të keq trageti që duhej të akordohej rreth orës 08:30 ka mbërritur në port në orën 14:00 të kësaj të diele.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pasagjerët janë shprehur se kanë pritur mbi dhjet orë në det në kushte të vështira për shkak të motit të keq. Ata theksojnë se dhe nisja nga Italia është bërë me vonesë për shkak të kushteve të vështira të motit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!