Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Trafikuan 7.5 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë/ Gjykata e Posaçme lë në burg tre të arrestuarit

schedule12:25 - 17 Prill, 2026

schedule 12:25 - 17 Prill, 2026

Gjykata e Posaçme vendos masën e sigurisë “arrest në burg” për 3 të arrestuarit, të cilët akuzohen se kanë trafikuar 7.5 tonë kokainë.

Bëhet fjalë për Fatjon Marku, Lulzim Pepaj dhe Anton Kola. Vendimi u dha nga gjyqtarja Alma Kodraliu. Grupi u godit në një operacion të zhvilluar të mërkurën, ku në total u firmosën 11 urdhër-arreste.

Hetimin Prokuroria e Posaçme e kreu në bashkëpunim me ndërkombëtarët (Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar), ndërsa prokuroria tha se ka dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha nga Amerika Latine në vendet evropiane, kryesisht në Holandë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!