Trafiku shtrihej në Shqipëri, Itali e Gjermani/ Goditet banda e drogës, kapen mbi 400 kg lëndë narkotike, 19 të arrestuar

schedule15:46 - 16 Nëntor, 2023

schedule 15:46 - 16 Nëntor, 2023

Një mega-operacion nga autoritetet italiane ka goditur trafikun e drogës. Bëhet me dije se pjesë e këtij aksioni ishin rreth 100 forca të Guardia di Finanza të Padovës, dhe Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar.

Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, dhe të paktën 19 person janë arrestuar, me kërkesë të prokurorisë së Venecias. Gjithashtu kërkime të shumta u kryen në Treviso, Venecia, Monza-Briabza dhe Ravenna. 14 prej të arrestuarve u lanë në burg, ndërsa për 5 të tjerë u caktua masa ‘arrest shtëpie’.

Nga hetimet rezultoi se personat që kishin rolin e korrierit transportonin para dhe drogë të fshehura brenda automjetit, ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Gjermanisë, ndërsa bashkitë Eraclea dhe Musile di Piave përdoreshin si baza logjistike për ruajtjen e substancave narkotike.

Falë përgjimeve, autoritetet arritën të kapnin gjithsej 420 kg kokainë, heroinë, hashash që arrinte vlerën mbi 34 milionë euro.  Sipas hetuesve kreu u kësaj organizate është një shqiptar, banues në Ponte di Piave (Treviso). Ndërsa raportohet se gjithsej vlera e pasurive dhe parave të sekuestruara arrijnë në 2 milionë euro.

Bashkëpunëtorët përdornin celularë të enkriptuar me origjinë shqiptare, të pajisur me sistemin e mesazheve të çastit “Matrix”, për t’u kujdesur për logjistikën dhe lëvizjen e sasive të mëdha të drogës.

Çelësat e enkriptimit të këtij sistemi komunikimi nuk lejonin përgjimin e bisedave, duke lejuar organizatën të menaxhonte në mënyrë të sigurt porositë e marra nga klientët dhe të kërkonte shoferë të gatshëm për të bërë dërgesa.

Mediat italiane shkruajnë se ‘ishte arrestimi i një shqiptari dhe i një italianeje, në janar të 2020 të ndaluar në Padova që do të bënte autoritet italiane të zgjeronin hetimet, dhe për të zhvilluar më pas rindërtimin e skemës për goditjen e zinxhirit të trafikut të drogës’.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!