Trafiku Lezhë-Shëngjin, “dorëzohet” policia rrugore

schedule16:33 - 27 Korrik, 2021

schedule 16:33 - 27 Korrik, 2021

Prej disa javësh trafiku nga Lezha drejt bregdetit të Shëngjinit është kthyer më makth për drejtuesit e mjeteve.

Po duke se dhe zyrtarët e rrugores në këtë qytet janë dorëzuar para rritjes së numri të pushuesve. Shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë, Altin Mena thotë se kanë shtuar masat por nuk po ja dalin dot të disiplinojnë trafikun edhe prej rrugëve pa standarte.

Policia rrugore e Lezhës ka shtuar përforcimet, ka shërbime shtesë nga qarqe të ndryshme të vendit, nga policia e Shtetit dhe nga policia Rrugore e Lezhës. Fluksi krijon shumë trafik dhe rrugët kanë një tjetër ndikim në këtë pasi duhet të jenë më të gjëra dhe më me shumë standarte”, ka thënë Mena.

Ndërsa këshillon që drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes. Për të shmangur aksidentet, të mos konsumojnë alkool dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor./abcnews.al