Detaje të reja nga arrestimi në Durres i 49-vjeçari nga Egjipti, shtetasi Walid Elabd për trafik të qënieve njerëzore.
Gazetari Ervin Leka tha për ABC News, se ai akuzohet se është një nga personat që kishte krijuar një rrjet te gjerë te trafikimit të klandestinëve ëë si rrugë përdornin Turqinë, Greqinë, Shqipërinë dhe më pas Italinë dhe vende te tjera të BE. Gjatë aksionit ndërkombëtar u arrestuan shtatë anëtarë kyç të rrjetit kriminal (dy në Itali, një në Gjermani, një në Shqipëri, një në Turqi dhe një në Oman) dhe një tjetër urdhër arresti u lëshua për një të dyshuar tashmë në paraburgim në Itali.
Hetimet zbuluan se kriminelët mbështeteshin kryesisht në kapitenët e ajijeve egjiptianë për të transportuar emigrantë të parregullt nga Turqia në Itali dhe Greqi. Emigrantët që kalonin ilegalisht në Evropë paguanin deri në 10 000 euro për person për udhëtimin. Vlerësohet se janë bërë kalimet e mbi 3000 emigrantë të kontrabanduar nëpër Mesdhe, qarkullimi i rrjetit kriminal mund të vlerësohet të shkojë në dhjetëra milionë euro.
Ky hetim nisi pas një incidenti në maj 2022, kur autoritetet italiane kapën një anije me vela në brigjet italiane. Anija e drejtuar nga ekuipazh egjiptianë, dyshohet se ishte nisur nga Turqia me 87 migrantë të parregullt të kombësisë afgane dhe siriane.
Autoritetet italiane zbuluan një sërë transportesh të ngjashme në rajone të ndryshme, të orkestruara nga i njëjti rrjet kriminal. Rrjeti kriminal egjiptian besohet se kishte qeliza në Turqi, Egjipt, Greqi dhe Itali, me anëtarë me detyra specifike. Këto detyra varionin nga rekrutimi i kapitenëve, komunikimi me migrantët e parregullt nëpërmjet mediave sociale dhe platformave të komunikimit si telegram, ëhatsap, transferimi i parave dhe sigurimi i akomodimit të përkohshëm përgjatë rrugës./abcnews.al