Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafiku i drogës/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të akuzuarit e tjerë

schedule17:09 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 17:09 - 11 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Rexhep Rrajën, djali i ish deputetit të PS-së, Rrahman Rraja si dhe nënë persona të tjera.

Grupi në fjalë dyshohet për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga komunikimet në Sky Ecc, rezulton që grupi kriminal vepronte që nga viti 2020 dhe kishte role të ndara dhe nëngrupe që trafikonin lëndë narkotike.

Ata kanë trafikaur lëndë narktoike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian.

Episodi i parë sipas SPAK, është regjistruar më 3 nëntor të vitit 2020, ku këtij gurpi i janë sekuestruar në Mal të Zi, 1722 kg, kanabis që ishte nisur për në Gjermani. Episodi i dytë, i përket datës 23 nentor 2020, ku në Holandë janë sekuestruar 475 kg kokainë, që vinte nga Ekuadori. Episodi i tretë, i përket datës 26 janari 2021,, ku në Turqi, është 236 kg kanabis , e nisur nga Shqipëria.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar 415 mijë Euro, 7 mijë dollar, 1 milion lekë, 1 celularë, 1 pistoletë, dy armë gjahu, 3 makina si dhe ora e sende të tjera me vlerë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!