Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Trafikonin makina nga Italia, arrestohen tre persona në Durrës, një tjetër shpallet në kërkim

schedule19:25 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 19:25 - 10 Dhjetor, 2021

Durrës – Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë trafikuar makina nga Italia për në Shqipëri.

Në pranga mësohet se kanë rënë Elton Hasa dhe Seid Hasa. Ndërkohë një i arrestuar tjetër është Enkelejda Seitaj, por ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.

Lidhur me këtë ngjarje në kërkim është shpallur Fatos Hasa.



Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ado”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të automjeteve.
Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Ekzekutohen masat e sigurisë për 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.
Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të automjeteve nga shtetet e tjera drejt vendit tonë, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ado”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ekzekutimi i masave “Arrest në burg”, për shtetasit:
E. H., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim;
S. H., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. H., si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. H., për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të përsëritur kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë trafikuar automjete nga Italia drejt vendit tonë, duke shfrytëzuar agjencinë doganore që kishin në pronësi.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/ 
 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!