Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për 8 prej të arrestuarve në Elbasan.
Tetë të arrestuarit e operacionit “Grupi” kanë mbërritur këtë të martë në Gjykatën e Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Operacioni, i zhvilluar më 2 maj, çoi në goditjen e një grupi që shpërndante lëndë narkotike, ku në pranga ranë 16 persona, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit u kapën 8 anëtarë të bandës, ndërsa 8 të tjerë janë arrestuar gjatë periudhës hetimore 1-vjeçare, me agjentë të infiltruar e pamje filmike. Mes të arrestuarve janë: Agron Biba, Rinor Hajdari, Indrit Shahinaj, Lulezim Feta dhe Mynyr Çepi.
Ndërkohë, 8 persona të tjerë janë ende në kërkim. Policia po ashtu ushtroi kontrolle në 27 banesa e lokale. Policia e Elbasanit thotë se sekuestruan 9 kg kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 100 gram kokainë, gjithashtu e ndarë në doza, 5 peshore, 7 automjete dhe 17 aparate celularë.


