TIRANË- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me rreth 155 vite burg në total 28 të pandehur të cilët u shpallën fajtorë për ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit në kuader të grupit të strukturuar kriminal.
Grupi sipas hetimeve të SPAK çonte emigrantë të paligjshëm në disa vende të botës kundrejt pagesave prej mijëra euro.
Vendimi u dha pak me pare nga treshja gjykuese Erjon Bani, Irena Gjoka, Atalanda Zeqiraj.
Të dënuarit:
Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Amarildo Luca, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj.
Ata u gjetën fajtorë për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Grupi strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.


