Trafikonin armë, diamantë e qënie njerëzore nga Ballkani, 17 në pranga

schedule11:12 - 2 Korrik, 2018

schedule 11:12 - 2 Korrik, 2018

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të rrezikshme në Palermo që merrej kryesisht me trafikimin e qënieve njerzore dhe armëve nga Ballkani. Në pranga përfunduan 17 persona, shumica shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë.

Karabinierët e Palermos kanë ndaluar 17 persona që akuzohen se bëjnë pjesë në një grupim criminal ndërkombëtar që merrej me emigracion klandestin, trafik të armëve të luftë dhe riciklimin e diamantëve, floririt dhe parave. Organizata kishte mardhënie me Koza Nostrën, të cilës i shiste armë dhe me grupimin paramilitar shqiptar “UÇK-ja e Re”, që për mediat italiane është i lidhur me ambjente xhihadistësh. Banda menaxhonte udhëtimet e emigrantëve në itenerarin ballkanik. Përmes Italisë, dhjetra persona kanë tentuar të shkonin drejt Zvicrës dhe veriut të Europës. Përveç Italisë dhe Zvicrës, organizata kriminale ka zhvilluar aktivitetin e saj në Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë.

Banda ishte e ndarë në dy grupe, njëri përbëhej nga shtetas kosovarë dhe tjetri nga italianë dhe maqedonas. Sipas asaj që është zbuluar në hetimet e drejtësisë së Palermos, në drejtim të grupit kosovar ishte Arben Rexhepi, i cili rekrutonte emigrantë. Bashkëpunëtorë të tij ishin: Driton Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Franco e Tiziano Moreno Mapelli, Ibraim Latifi dhe e dashura e tij, Jlenia Fele Arena. Këta të fundit transportonin refugjatët për në Zvicër me makinë. Për këtë shërbim, emigrantët paguanin 3 mijë euro. Arben Rexhepi gjatë luftës së Kosovës ka qenë pjesë e UÇK-së.

Grupimi i dytë kriminal, i drejtuar në Palermo nga Fatmir Latifi dhe Giuseppe Giangrosso, rekrutonin qytetarë sllavë, shkruan agjencia ANSA, dhe i dërgonin në Itali me kontrata pune fallso. /abcnews.al