Trafikim droge dhe prostitucion, lirohet nga burgu në Itali, Ilir Bajri

schedule13:15 - 1 Tetor, 2022

schedule 13:15 - 1 Tetor, 2022

Drejtësia italiane ka liruar nga burgu, Ilir Rustemi Bajrin, vëlla i Safet Bajrit.

Bajri u ekstradua në muajin mars në Itali, pasi ndaj tij kishte një dënim me 5 vite e gjysmë muaj për trafikim droge dhe prostitucion.

Kush është Ilir Rustemi  Bajri?

Sipas autoriteteve, Ilir Rustemi (Bajri) rezulton të jetë autor i disa krimeve bashkë më të vëllanë Behar Bajri.

Sipas policisë së Shtetit, më datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Petrit Demirin, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Për këtë vepër penale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Lexo edhe: Ofl i dërgoi formularin, kush është Ilir Bajri dhe krimet që fshihen pas tij

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Ndërsa i arrestuari tjetër, Ilir Bajri Ilir akuzohet se në 4 gushtit të vitit 2006, ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët.

Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!