Shqiptarët janë përfolur prej kohësh se po fitojnë terren në rrjetet kriminale ndërkombëtar të kokainës. Së fundmi ata i kemi parë të shpërngulen direk në vendin e origjinës së kokainës kryesisht në Amerikën Latine. Pak ditë më parë një shqiptar u vra në Ekuador dhe medias vendase raportuan se ai ishte i lidhur me trafikimin e kokainës.
Në studion e “ABC Live” eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi është shprehur se shqiptarët nuk janë të parët në Amerikën Latine por bëjnë rolin e ndihmësve.
“Po e marrin dorë të parë atje. Deri këtu jemi dhe nuk mendoj që janë krerët e Ekuadorit. Se Ameriko-latinët janë në vend të parë shumë të rrezikshëm dhe nuk mund t’i konkurrojmë. Ne kemi defekte dhe nuk jemi mafioz me rregulla. Se ne Itali nuk bën asgjë pa vendosur kupola. Ka reagime individuale. Ka problem dhe janë të çorganizuar. “ tha Artan Rexhepi.
Po ashtu edhe për pedagogun dhe eskpertin e çështjeve ligjore, Ervin Karamuço, shqiptarët nuk kanë roli madhore në Amerikën Latine për trafikimin e kokainës.
“Është folur gabim me rolin e shqiptarëve. Nuk janë përzier para vitit 2000. Se ishte një moment kulmor në Kolumbi dhe kufirin me Ekuadorin. U bë kufiri për të kaluar drogën nga Kolumbia në Ekuador. Ekuadorjanët morën përsipër të vinin portet në shërbim të Kolumbianëve. Ndërkohë Venezuela mori portet për Karaibet. Nëpërmjet porteve në Karaibe në SHBA më pas.” tha Ervin Karamuço.
Sipas ekspertit Ndragheta vijon të jetë mafia më e madhe, ndërsa shqiptarët sipas tij janë ndihmës. Eksperti ka shpjeguar se grupet kriminale shqiptarë drejtohen nga shqiptarë që janë zhvendosur për të jetuar në Dubai.
“Ndragheta futi edhe përfaqësues për porte. Në Shqipëri bëjnë pritej edhe boshnjakët dhe serbët dhe Malazezët. Fillimisht kanë qenë serbët atje më pas boshnjakët dhe më pas shqiptarët. Ata kanë vetë oficerët në vendet pritës dhe në vendet eksportues. Ato i kontrollojnë nga Dubai. Dhe ne nuk I kapim dot. Gjithçka kontrollohet nga Dubai. Ne kemi qenë vartës të serbëve. Më pas kemi kaluar ne shqiptarët. Ish shefi i shërbimeve eksperte Ekuadoriane e ka minimizuar rolin e shqiptarëve. Ai flet më shumë për Rus, Kinez dhe Ndraghetën dhe shqiptarët janë thjeshtë ndihmës.” tha Ervin Karamuço./abcnews.al/