Trafik ndërkombëtar armësh, konfiskohen mijëra fishekë, bomba e armë luftarake

schedule18:16 - 15 Shtator, 2019

schedule 18:16 - 15 Shtator, 2019

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të armëve dhe municioneve Shqipëri-Greqi, u godit nga policia greke në zonën e Kretës. Grupi kriminal ishte i angazhuar në import dhe trafikim të armëve dhe municioneve.

Si pjesë e operacionit të gjerë, u ndaluan 11 shtetas grekë dhe 5 të huaj, 6 prej të cilëve u arrestuan.

Të arrestuarit janë të moshës 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64-vjeç, dhe akuzohen për krime që lidhen me formimin dhe pjesëmarrjen në grupe kriminale aktive.

Sipas hetimeve, autorët kishin importuar nga Shqipëria armë luftarake dhe municioni.

Ky grup përbëhej nga dy “bërthama”, në atë të shqiptarëve dhe atë të grekëve.

Sipas policisë greke, grupi shqiptar vepronte në nëngrupe të veçanta, të cilët ishin përgjegjës për grumbullimin e numrit të kërkuar të armëve dhe municioneve, ndërsa grupi i grekëve, në Kretë të cilët kryenin transportimin e mëtejshëm të porosive.

Transporti i paligjshëm kryhej me kamion të cilin e drejtonte një 59-vjeçar dhe një shoqërues 54 vjeçar.

Mendohet se armët mund të jenë transportuar nga mali, duke përdorur kullotat.

Hetimi policisë greke tregoi se nga nëntori i vitit 2018  e deri më sot, ky grup i veçantë kriminal kishte kryer 4 importe të një numri municionesh të papërcaktuar nga Shqipëria.

Pas një kontrolli në zonën e Chania, u gjetën dhe konfiskuan:

-Dhjetë kallashnikov,

-122.566 fishekë kallashnikovi

-dy pushkë.

Ndërkohë nga kontrolli ne banesat e te arrestuarve ne Kozani, Thesprotia dhe Rethymnon u konfiskuan:

-Një armë zjarri,

-një mori pajisjesh telefonike,

-celularë dhe karta telefonike,

-një armë gjahu,

-fishekë të llojeve dhe të kalibrit të ndryshëm,

-njëzet bomba,

-dy pistoleta,

-kuti pastrimi.

Sipas njoftimit, nga hetimi i autoriteteve greke u zbulua se, përfitimi i paligjshëm financiar që anëtarët e grupit kriminal, do të përfitonin nga trafikimi i paligjshëm i municioneve, vlerësohet në 232,000 €.

Ndërkohë autoritetet greke njoftuan se hetimet vazhdojnë për zbulimin e gjithë aktivitetit dhe rrjetit të këtij trafiku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!