Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë, një tjetër shpallet në kërkim (EMRAT)

schedule09:06 - 10 Mars, 2026

schedule 09:06 - 10 Mars, 2026

Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar  “Rotondo”, pas një hetimi 2 mujor.

Gjatë operacionit, u vunë në pranga 31-vjeçari Donati Jaku, banues në Shkodër dhe 22-vjeçari Florian Gjeta, banues në fshatin Domje.

Automjeti që drejtonte Gjeta dhe ku ishte pasagjer Jaku, u ndalua për kontrolle, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”.



Nga kontrollet në automjet, u gjetën 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.

Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 22-vjeçari, si dhe me 4 celularë.

Në vijim të hetimeve rreth kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i të arrestuarve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!