Shoku i ngushtë, kush është personi i shpallur në kërkim nga policia për Eri Zefin

schedule10:58 - 31 Tetor, 2019

schedule 10:58 - 31 Tetor, 2019

Policia shpalli në kërkim Mikel Alinë duke e akuzuar se ai çoi në pritë Eri Zefin tek hasmi. Organet e rendit thonë se e kanë zbuluar këtë fakt përmes telefonatave mes Mikel Alisë dhe Eri Zefit natën e krimit, megjithatë ngjarja nuk është ende e vërtetuar.

Ndërkohë familjarët e Mikel Alisë janë ngujuar pas lajmit nga policia duke theksuar se djali i tyre nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ata shprehen të sigurt që kjo nuk ka ndodhur se dhe policia nuk ka fakte për këtë gjë.

Në orët e para të 2 tetorit, Eri Zefi u gjet i ekzekutuar pak metra larg Rrugës së Kombit, në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës.

Sipas raportit mjeko-ligjor, 34-vjeçari u qëllua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë, ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës, pikërisht në vendin ku është gjetur trupi.

Kjo tregon se autorët e kanë marrë viktimën deri në pikën ku u gjet i vrarë dhe më pas është kryer ekzekutimi duke dashur të humbasin edhe gjurmët, për shkak të terrenit të thyer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!