“Tradhtia shlyhet vetëm me vdekje”: Dënohet me 19 vite burg shqiptari që vrau gruan në Angli

schedule09:52 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 09:52 - 17 Dhjetor, 2019

Një shqiptar që vrau gruan e tij është dënuar me 19 vite burg. Ngjarja ndodhi më Oxford, Angli më 17 qershor të këtij viti.

Safie Xheta, 35 vjeç, u gjet e vdekur, pasi u qëllua me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti i saj Fatos Xheta, 46 vjeç, në shtëpinë e tyre.

Ajo u godit me thikë disa herë, para se të gjente vdekjen, ndërsa 46-vjeçari lëndoi edhe veten me thikë.

Gjykatësi e dënoi atë me 19 vjet vjet pasi trupës gjykuese iu deshën 90 minuta për ta gjetur atë fajtor për vrasje.

Gjykata arriti në përfundimin se Xheta ishte xheloz për gruan e tij. Kjo u vu re edhe në shënimet që i janë gjetur atij në banesë.

“Tradhtia shlyhet vetëm me vdekje”, është një prej shënimeve që është gjetur në shtëpinë e tij, shkruar në gjuhën shqipe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!