Tradhëtia bashkëshortore nuk është më vepër penale

schedule08:13 - 29 Shtator, 2018

schedule 08:13 - 29 Shtator, 2018

Gjykata e Lartë e Indisë vendosi që tradhëtia bashkëshortore të mos jetë më vepër penale. Ligji i epokës koloniale, 158 vjet i vjetër, parashikonte që çdo burrë që ka marrëdhënie intime me grua të martuar, pa lejen e burrit të saj, të shpallet fajtor për veprën penale të shkeljes së kurorës.

Nuk është e qartë se sa burra janë dënuar me këtë ligj. Ai është ligji i dytë i epokës koloniale që u përmbys këtë muaj nga Gjykata e Lartë e Indisë. Ditë më parë, ajo ka shfuqizuar ligjin që kriminalizonte marrëdhëniet intime midis homoseksualëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!