“Toyotat Yaris”, nis përballja Balla-Basha në Gjykatë

schedule16:04 - 23 Tetor, 2018

schedule 16:04 - 23 Tetor, 2018

Gjykata e Tiranës nisi këtë të martë shqyrtimin e padisë për “shpifje” të deputetit Taulant Balla kundër kryedemokratit, Lulzim Basha. Deputeti socialist pretendon se Balla ka shpifur kur lidhi emrin e tij me çështjen e “Toyotave Yaris”. Jashtë gjykatës, Balla komentoi edhe përmendjen e dy deputetëve të tjerë nga Basha për të njëjtën çështje.

Pasi refuzuan zgjidhjen e çështjes me pajtim Gjykata e Tiranës nisi këtë të martë shqyrtimin e padisë për “shpifje” të deputetit Taulant Balla kundër kreut të opozitës, Lulzim Basha. Edhe pse më disa minuta vonesë për shkak të një angazhimi zytar deputeti Balla nuk e shkeli premtimin publik për të qënë i pranishëm në cdo seancë. Ndërsa kryeopozitari Basha u përfaqësua me avokat.

Në seancë Balla kërkoi deklarimin fajtor të Lulzim Bashës për akuzën e “shpifjes”. Sipas Ballës, Basha ka shpifur teksa ka lidhur emrin e tij me “Toyotat Yaris” të bllokuara në portin e Durrësit në qershor 2018, në bordin e të cilave u gjendën 3.4 milionë euro. Deputeti pretendoi se nga kjo deklarata dhe të tjera të bëra nga Basha në ditët pasuese i ishte cënuar nderi dhe dinjiteti.
Avokatët e Bashës pretenduan se si mund të provonte Balla se ishte ai personi të cilit i ishte drejtuar kreu i PD në seancën plenare. Duke iu referuar kallëzimit të bërë në Prokurori kundër Bashës për “nxjerrje sekreti” për dëmtim të operacionit policor që bllokoi “Toyota”-t, avokatët thanë se Balla duke të jetë i qartë nëse ka pasur shpifje, apo nxjerrje sekreti.
Jashtë gjykatës Balla tha se do t’i shkojë çështjes deri në fund derisa të hollat që pretendon të fitojë t’i cojë të fondi i edukimit.

“Ne të zgjedhurit e popullit duhet të heshtim tashmë që drejtësia po bën punën e vet. Zhytja e PD në këtë histori inskenimesh, video përgjimes, deklaratash pa asnjë lloj kuptimi dhe përpjekja e përfaqësuesve të tyre në gjykatë për të thënë që kur thoshte “zgërdhimtarët” nuk i referohej zotit Balla, këto historira pastaj i bëjnë dëm politikës në tërësi por më shumë se kaq i bëjnë dëm PD-së.”

Balla pati një koment edhe për deklaratën e Bashës pranë prokurorisë së Tiranës për lidhje të deputeteve Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja me çështjen e “Toyotave Yaris”

“Më vjen keq që sot në krye të PD është një njeri që çohet në orën 11:00, bën një deklaratë në 11:30-12:00, flet përçart. Në përfundim të këtij procesi është i nevojshëm edhe një ekzaminim i shëndetit mendor të kryetarit të Partisë Demokratike.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!