“Toyota Yaris”, rikthehen në burg 4 të akuzuarit

schedule16:12 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 16:12 - 3 Dhjetor, 2019

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për sa i përket dosjes “Toyota Yaris”. Apeli ka rikthyer masën e sigurisë “arrest me burg” për Edi Likën, Klevi Likën, Agim Çekën dhe Alban Mollaymerin.

Në datën 6 nëntor Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda ndryshoi për ta masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit. Ndërkohë, Shkalla e Parë më herët ka rikthyer për hetim dosjen pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.

Të ndaluarit akuzohen si të përfshirë në ngjarjen në të cilën u bllokuan në një automjet tip “Toyota Yaris” një sasi parash prej 3.4 milionë eurosh./abcnews.al