Kreu i PD Lulzim Basha ishte në Prokurorinë për Krime të Rënda për atë që njihet si çështja Toyota Yaris. Basha ka deklaruar për mediat se ka dhënë informacione të reja në lidhje me këtë çështje.
Për rreth 1 orë e 30 minuta Kryetari i PD Lulzim Basha ka dhënë sqarime para grupit të prokurorëve belgë dhe dy prokurorëve shqiptarë për atë që njihet si çështja e Toyota Yaris. Jashtë dyerve të prokurorisë Kreu i opozitës deklaroi se ka dhënë më tepër informacione nga ato që kishte bërë publike.
Kryetari i PD vijoi akuzat për mazhorancën duke u shprehur se ata po përdorin koncesionet dhe tenderat për të pastruar paratë e drogës.
Më herët në prokurorinë për Krime të Rënda kishin mbërritur me letërporosi 3 pyetje për liderin e opozitës ku konsistonin në mënyrën sesi ai është informuar për mbërritjen në vendin tonë të 3.4 milonë eurove. Basha u largua pa dhënë një përgjigjie.
Të martën prokurorët belgë kanë morën në pyetje 4 të pandehurit Edi dhe Klevi Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka, të cilët ndodhen të arrestuar në vendin tonë. Ndërkohë në kërkim nga autoritetet e të dy vendeve janë kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi. /ABC News Albania 24/7