Toure ende mban mëri: Guardiola me fat, në Spanjë do ishte shkarkuar direkt

schedule15:53 - 21 Gusht, 2020

schedule 15:53 - 21 Gusht, 2020

E ardhmja e Pep Guardiolës në stolin e Manchester City është në dyshim pas eliminimit në Champions League nga  Lyoni. Ky ishte sezoni i katërt që ekipi anglez nuk shkon dot më shumë se deri në çerekfinalet e kompeticionit, përpos investimeve të mëdha nga drejtuesit.

Megjithatë, sipas ish-mesfushorit të “Qytetarëve”, Yaya Toure, spanjolli është me fat që ndodhet në Angli në një situatë të tillë, pasi nëse do të ishte në Spanjë ai do të ishte shkarkuar menjëherë.

“Nëse diçka e tillë do t’i kishte ndodhur në stolin e Barcelonës apo Real Madridit, ai do të ishte në telashe. Gjithçka varet nga bordi drejtues dhe janë ata që do të vendosin për të ardhmen e Pep.

Për mendimin tim ai është në një nivel me trajnerë si Jurgen Klopp apo Zinedine Zidane,” deklaron 37-vjeçari për “Daily Mail”, i cili ka luajtur për dy vite për Guadiolën tek Manchesteri.

“Unë e njoh klubin e City. Ata mund të kenë këdo trajner, pasi të gjithë e dimë se ato i kanë mundësitë financiare. Dëgjoj njerëz që thonë se Guardiola erdhi këtu vetëm për t’i dhënë kampionatin, por kjo nuk vlen. Buxheti që klubi i dha atij ishte mëse i mjaftueshëm për të bërë mirë edhe në Champions League.

Kujtoj vitin e fundit që isha pjesë e skuadrës dhe presionin e madh që na bënin. Ai vetëm rritej javë pas jave dhe ne duhet vetëm të fitonim. Nuk ishte aspak e lehtë,” mbyll Toure, i cili e ka fituar plot tre herë kampionatin me fanellën e City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!