Etapa ishte fushore, por jo edhe aq e lehtë. Zakonisht, fillimet e Turit të Francës apo të Xhiros së Italisë zgjidhen që të mos jenë në shkallën më të lartë të vështirësisë, ndonëse natyra shpesh ka kapriçot e saj.
Kështu ndodhi në segmentin e parë të garës së madhe franceze, në të cilën 182 çiklistët pjesëmarrës u përballën me erën e fortë.
Ishin rreth 185 kilometra në qytetin verior të Lilës, dhe shpejtësia e ajrit e bëri pedalimin mjaft teknik. Fitorja e parë I takoi Belgjikës, një vendi tepër të madh të këtij sporti.
Jasper Filipsen arriti I pari në finish, I ndihmuar nga shokët e skuadrës, duke pasur një diferencë të vogël, por të qartë nga rivalët.
Ai duhet të falenderojë holandezin Matjë Van de Pël që I hapi rrugën deri pranë cakut. Kjo ishte fitorja e 10-të e Filipsenit në Tur, aspak keq, por hera e parë që arrin të veshë Fanelën e famshme të Verdhë.
Pretendentët kryesorë për titullin, Tadej Pogacar dhe Jonas Vingegard, e mbyllën etapën me të njëjtën kohë me fituesin sepse mbërritën në grup, dhe kryesorja ishte që nuk pati rrëzime e dëmtim.
Sfida e vërtetë e Klasikes franceze do të nisë në 9 korrik, kur do të mbahet etapa e kronometrit individual në Kë, me gjatësi 33 kilometra.