Totti dhe Pellegrini futen në skenë, Roma shfaq interes serioz për Chiesa

schedule15:43 - 5 Qershor, 2024

schedule 15:43 - 5 Qershor, 2024

Federico Chiesa është objektivi numër një i Romës për sulmin dhe kryeqytetasit po bëjnë gjithçka për ta bindur atë.

Sulmuesi italian është futur në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe ende nuk ka një marrëveshje të re për rinovimin e saj.

Duke parë se kontrata e tij me “Zonjën e Vjetër” skadon në verën e vitit 2025, Roma po tenton me çdo kusht të transferojë atë.

“Il Tempo” ka raportuar se për ta bindur Chiesan të transferohet në kryeqytetin italian kanë ndërhyrë edhe kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini dhe ikona e këtij klubi, Francesco Totti.

Ish-kapiteni dhe kapiteni aktual kanë folur me Chiesan në grumbullim të Kombëtares së Italisë dhe tanimë Roma ka më shumë gjasa të nënshkruajë me të.

“Gladiatorët” janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro te Juventusi për ta marrë asin italian.

Ndërkohë, pas largimit të lojtarëve shumë të paguar si Romelu Lukaku, Renato Sanches e Chris Smalling, Roma është e gatshme t’i ofrojë Chiesas pagë prej shtatë milionë eurove neto në sezon, duke e bërë atë ndër lojtarët më të paguar në Serie A./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!