Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano, mund të marrë drejtimin e Tottenham Hotspur.
Klubi londinez nuk arriti të pajtohej me Arne Slot të Feyenoord, i cili deri vonë konsiderohej si kandidati kryesor për postin e trajnerit të ri të ekipit.
Spurs vazhdojnë të kërkojnë për një trajner për sezonin e ri, me Italianon në listën e tyre të ngushtë, sipas Gianluca di Marzio.
Sipas zërave, kontrata e trajnerit 45-vjeçar me “vjollcat” përmban një lirim prej 10 milionë eurosh, por di Marzio e mohoi këtë informacion.
Kontrata e punës e Vincenzo Italiano me Fiorentinën është deri në fund të sezonit të ardhshëm. /G.D abcnews.al/