Ansu Fati ka shprehur shumë herë dëshirën për të lëvizur nga Barcelona dhe këtë gjë ia ka përcjellë edhe përfaqësuesit të tij, Jorge Mendes. Pasi mori dritën jeshile nga klubi katalanas, nisi të kërkonte oferta dhe i paraqiti lojtarit interesimin e Manchester United, Bayern Munich dhe Tottenham.
Pavarësisht se shanset janë se Fati të qëndrojë te Barcelona, 20-vjeçari mbetet në axhendën e Tottenham dhe në Angli pretendojnë se ata janë të gatshëm të thyejnë rekordin e tyre të transferimit për të sjellë lojtarin spanjoll.
“Daily Express” vë në dukje se Tottenham po kërkon përforcime në sulm, dikë me cilësi dhe Ansu Fati duket profili i duhur. Duke marrë parasysh se edhe e ardhmja e Harry Kane është në pikëpyetje, Tottenham dëshiron të sigurojë një sulmues./ h.ll/abcnews.al