Tottenham ka zgjedhur një trajner të madh për të zëvendësuar Conten

schedule22:13 - 16 Janar, 2023

schedule 22:13 - 16 Janar, 2023

Gjasat që Antonio Conte të largohet nga Tottenham në fund të këtij sezoni duket se po rritet.

Trajneri ende nuk e ka rinovuar kontratën, që skadon në verën e vitit 2023 dhe rezultatet e fundit të skuadrës nuk i kanë bindur drejtuesit e Spurs për nevojën për të vazhduar me çdo kusht bashkëpunimin me italianin.

Sipas Daily Mail, palët mund të mos bien dakord për disa çështje në lidhje me vizionin për të ardhmen e klubit. Thomas Tuchel, i cili ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Chelsea në shtator, do të jetë zgjedhja kryesore për të drejtuar nëse Conte largohet.

Antonio Conte është në krye të Tottenhamit që nga nëntori i vitit 2021. Skuadra aktualisht është e pesta në renditjen e Premier League. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!