Tottenham gjen akordin me Paraticin, merr përgjigjen e hidhur nga Conte

schedule21:39 - 4 Qershor, 2021

schedule 21:39 - 4 Qershor, 2021

Sipas Sky Sport Italia, Antonio Conte është i gatshëm të refuzojë Tottenham Hotspur dhe ish-drejtori i Juventusit Fabio Paratici ka gjetur akordin me londinezët.

Klubi i Premier League shpresonte të ribashkonte dyshen që nga koha e tyre së bashku te Juventus. Sidoqoftë, raportimet e sotme tregojnë se Conte ka gjithnjë e më shumë dyshime në projektin Spurs, kështu që ish-trajneri i Interit do të shohë për oferta të tjera në drejtim të tij.

Ekzistonte frika se kjo do të ndikonte në vendimin e Paraticit gjithashtu, por Fabrizio Romano pohon se nuk është kështu. Në vend të kësaj, Paratici është në prag të nënshkrimit, pasi ka punuar detajet përfundimtare të kontratës.

Paratici qëndroi te Juventus për 11 vite te Juventusi, pjesën më të madhe si krahu i djathtë i Beppe Marotta, e më pas në dy sezonet e fundit si drejtor i përgjithshëm i klubt. /abcnews.al