Këtë sezon, “fantazistit” spanjoll Ferran Torres i janë ngarkuar më shumë përgjegjësi në skuadrën e Barcelonës dhe në fakt sulmuesi ka qenë i gatshëm sa herë trajneri Xavi Hernandez ka pasur nevojë.
Në 11 ndeshje të këtij sezoni mes kampionatit spanjoll dhe Champions League, “iberiku” ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në katër raste, teksa së fundmi “fantazisti” shprehet se është gati të marrë edhe më shumë përgjegjësi duke marrë parasysh numrin e lartë të lojtarëve të dëmtuar në grupin “katalanas” e këtë gjë e ka shprehur vetë lojtari.
“Skuadra është duke u përballur me dëmtimin e shumë lojtarëve dhe sigurisht që unë ndjehem gati për të marrë më shumë përgjegjësi dhe për të bërë një tjetër hap në karrierën time. Ndjehem me shumë besim dhe gati për atë që do të vijë.
Trajneri Xavi më ka dhënë gjithnjë besimin e duhur, më ka këshilluar shumë dhe më ka aktivizuar gjithnjë në momentin e duhur. I jam shumë mirënjohës sepse ishte ai që i dha miratimin klubit për të më transferuar”,- u shpreh Torres. /i.m /abcnews.al