Një nënë dhe djali i saj i vogël u vranë gjatë natës të martën kur një tornado përfshiu zonën rurale në veriperëndim të Luizianës, në SHBA.
Ekipet e shpëtimit e gjetën djalin së bashku me nënën të vdekur të martën vonë në një zonë pyjore pranë shtëpisë së shkatërruar të familjes në Kithvol, një fshat me 300 banorë, tha sherifi Canto Parish.
Një burrë është dërguar në një spital lokal, pasi është plagosur.
“Shumë ndërtesa janë dëmtuar. Pemët dhe linjat e energjisë janë rrëzuar”, shtoi sherifi.
Tetëmbëdhjetë tornado u raportuan në Teksas, Luiziana dhe Misisipi nga e marta mbrëma deri në orët e para të së mërkurës, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS).
Një stuhi dëbore ka goditur qendrën e SHBA-së gjatë dy ditëve të fundit, duke lënë shumë rrugë në pjesën e sipërme të Great Plains dhe Midwest të pakalueshme për shkak të borës.
Shumica e shkollave në këto zona mbetën të mbyllura./Abcnews.al/