Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ishte pak minuta më parë në konferencën e zakonshme për shtyp para duelit me Torinon. Kuqezinjtë do të presin nesër në “San Siro” torinezët dhe tekniku italian pret reagimin nga ekipi i tij pas humbjes me Juventusin. Pioli u ndal gjithashtu dhe tek mungesat, rikthimi i Ibrës si dhe tek merkatoja.
TORINO – “Ata kishin vështirësi në fillimin e kampionatit, pasi kishin një trajner të ri dhe normalisht nevojitet kohë. Tashmë po kalojnë një moment pozitiv dhe duhen respketuar. Kundërshtarët tanë do të jenë të motivuar, por dhe ne do të kemi motivet tona për këtë ndeshje”.
HUMBJA ME JUVENTUSIN – “Në të njëjtën mënyrë siç ndodh kur fitojmë. Morali i ekipit duhet të jetë gjithmonë i lartë dhe duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Kishim mungesa, por nuk mund të justifikohemi. Po punojmë shumë dhe po përmirëoshemi”.
IBRAHIMOVIC DHE MUNGESAT – “Zlatan e realizoi programin e tij, është stërvitur, por nuk e di nëse do të jetë në dispozicion nesër. Kjaer e përfundoi paksa i lodhur stërvitjen sot, por gjithçka do të vendoset nesër për të si dhe për Calhanoglu”.
MERKATO – “Besoj se drejtuesit do të bëjnë diçka. Mua nuk më takon të flas për këtë temë. Nuk duhet të nxitohemi, por nëse ekziston mundësia për të vepruar jam i sigurtë se ata do të marin vendimet e duhura”, përfundon Pioli. /abcnews.al